Atentat me bombë kryeministrit palestinez

Atentat me bombë kryeministrit palestinez

Një shpërthim ndodhi sot në afërsi të një autokolone me të cilën udhëtonte kryeministri palestinez, Rami Hamdallah, i cili po vizitonte Rripin e Gazës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar.

Autoriteti palestinez bëri të ditur se bëhej fjalë për një bombë të vendosur në anë të rrugës. Ngjarjen e dënoi edhe Hamasi. Disa minuta pas shpërthimit, kryeministri 59-vjeçar u shfaq në inaugurimin e një landfilli, nga ku nxiti bashkimin e palestinezëve.

Raportohet se 3 mjete u dëmtuan në shpërthimin e eskplozivit në anë të rrugës. Shpëthimi la një krater të konsiderueshëm dhe shkaktoi thyerjen e xhamave të mjeteve.

Hamas dhe Autoriteti Palestinez i drejtuar nga presidenti Mahmud Abas janë ende të ndarë në lidhje me administrimin e pushtetit mbi Rripin e Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy