
Dyqind mijë njerëz janë ende pa energji elektrike në Kharkiv, një qytet në Ukrainën lindore të bombarduar rëndë nga ushtria ruse të premten.
Lajmin e bëri me dije guvernatori Oleg Syniegubov në Telegram.
"Aktualisht, deri në 200 mijë përdorues nuk kanë energji elektrike", tha Syniegubov, duke kujtuar se infrastruktura e qytetit u sulmua me raketa S-300 dhe Iskander-M.
Kharkiv ka qenë në errësirë për 48 orë, ndriçimi i rrugëve dhe transporti me energji elektrike janë jashtë funksionit.



