Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana duke folur në MCN Live tha që situata në këtë qytet është e qetë, duke theksuar se imazhi për Shijakun është shpesh i importuar nga Tirana. Arbana tha se është për një përballje të drejtë me kundërshtarin, ku nëse ka pretendime për blerje votash apo kërcënime, t’i denoncojë në institucionet përkatëse. Kryebashkiaku tha se në fokus të mandatit të ardhshëm do të jetë agroturizmi, ndërtimi i komplekseve sportive dhe përfshirja edhe më e madhe e të rinjve në vendimmarrje.
Që nga dita e parë e marrjes së detyrës në kemi qenë në shërbim të qytetarëve. Fushata ka nisur në datë 12, dhe mundohemi që pas orarit zyrtar të bëjmë ato takimet e vogla në bashkinë e Shijakut. Gjatë mandatit të parë me punët konkrete të realizuar, kemi mbajtur premtimet, madje kemi kaluar pritshmëritë. I gjithë qyteti i Shijakut ishte i shkatërruar nga tërmeti. Jemi munduar që i gjithë stafi i bashkisë të rrinte në punë, pa asnjë ditë pushim. E kemi çuar deri në fund, kemi mbaruar 802 banesa individuale, 31 pallate, 4 shkolla dhe 2 kopshte. Nevojat për rindërtimit kanë kaq qenë. Kemi bërë asfaltimin e rrugëve kyeresore, infrastrukturën e ujësjellësit. Vizioni për mandatin e dytë është që ta kthejmë zonët drejt agroturizmit. Kemi shumë fshatra. Shumë fshatra kanë nga një liqen dhe janë një potencial shumë i mirë. Kemi një zyrë projektesh në bashkinë tonë, që rri duke punuar. Shijaksit janë të mençur, ato shikojnë alternativën më të mirë. Në 14 maj besoj që do votojnë për atë që kanë programin më të mirë”.
I pyetur për klimën në terren, nëse ka trysni dhe influenca, Arbana dha këtë përgjigje:
Unë mendoj që Shijaku është prekur sa i takon asaj që ka grupe kriminale, ka ndikime, etj. Shijaku është qytet i qetë. Po t’i kthehemi historisë që nga 97-ta në Shijak s’ka ndodhur asgjë, ndryshe nga qytetet e tjera. Besoj që kjo është diçka e importuar, që na vjen nga Tirana. Ne merremi me punët e përditshme, nuk bëjmë llogaritë e kundërshtarit. As nuk e di kë kam kundërshtar përpara. S’na intereson të merremi me kundërshtarin. Rastet e izoluara s’kanë impakt në këto zgjedhje. I bëj thirrje qytetarëve që nëse do ketë raste t’i denoncojnë, qoftë në blerje votash, apo kërcënime. Unë jam i parimit që fitoftë më i miri, jam fair në kuptimin e zgjedhjeve. Qoftë kundërshtari im politik nëse dëgjon ndonjë rast, ta bëj transparent dhe ta çoj në institucionet përkatëse”.
I pyetur mbi sfidën në mandatin e ardhshëm, ai u shpreh:
Sfida për ne është që të mbajmë premtimet që japim. Sfidën e kam gjithmonë me veten. Argjinatura e lumit Erzen, të bëj disa komplekse sportive, të përfshi të rinj në vendimarrje. Kemi shumë firma të huaja që janë spostuar në Shijak, kryesisht nga Italia, që kanë punësuar shumë qytetarë. Kemi 6-7 biznese që kanë ardhur 2-vjecarin e fundit, për ne është lajm shumë i mirë, se punësojnë shumë njerëz nga zona jonë. Vendimmarrja e të rinjve në bashkinë e Shijakut ka qenë prezente. Edhe në listat për këshillat bashkiak kemi të përfshirë edhe të rinj. Bëj takime të hapura dhe zëri i çdokujt ka rëndësi për mua dhe duhet të dëgjohet. Ka shumë të rinj që s’kanë ikur jashtë, por janë punësuar në biznese, që kanë ardhur kryesisht nga Italia”.
Ndër të tjera Arbana mohoi që të ketë jetuar në Zvicër, sikundër ka deklaruar sipas tij gazetari Sokol Bregu.
Lidhur me pastrimin e qytetit, Arbana shtoi:
Meqë e përmendët edhe çështjen e mbetjeve urbane. Pastrimi bëhet një herë në 24 orë, kryesisht nga ora 12:00 deri në 03:00 të mëngjesit. Rastet që paraqiten janë mbetje ditore. Duan të bëjnë politikë me mbetjet, le ta bëjnë. Ne s’jemi perfekt, perfekt vetëm Zoti është, ne jemi për të përmirësuar veten. Qyteti i Shijakut dhe njësitë administrative pastrohen çdo ditë, ato rastet që paraqiten janë raste ditore”.



