
Vdekja gjatë orëve të fundit e një pjesëtari të mbrojtjes civile libaneze, i cili u plagos rëndë në shpërthimin shkatërrues të portit të Bejrutit në gusht 2020, e çon në 245 numrin e personave të vrarë në atë që është klasifikuar si një nga dhjetë shpërthimet më të fuqishme jo bërthamore në histori dhe që shkatërruan një të tretën e kryeqytetit libanez.
Sipas agjencisë libaneze NNA, Abderrahman Bishnati vdiq pas një vuajtjeje të gjatë për shkak të plagëve të rënda të marra nga shpërthimi.
Bishnati i bashkohet 240 viktimave të identifikuara deri më tani, duke e çuar në 241 numrin e të vdekurve që janë identifikuar, ndërkohë që trupat e tre grave dhe një burri mbeten edhe sot pa emër.
Hetimi libanez për shpërthimin e 2750 tonë nitrat amoni, i mbajtur prej vitesh në port, në qendër të kryeqytetit libanez, në fakt është bllokuar nga masat gjyqësore të zbatuara nga oligarkia politike në pushtet në Liban. Gjyqtari Tareq Bitar, i ngarkuar me hetimin, është bllokuar efektivisht në punën e tij për më shumë se një vit nga një seri e gjatë përpjekjesh përjashtimi të paraqitura nga avokatët e disa ish-ministrave dhe deputetëve dhe nga presionet politike që kulmuan në përplasjet në rrugë të mesi i tetorit 2021 në Bejrut.
Në shpërthimin e 4 gushtit 2020, përveç 245 të vrarëve, pati më shumë se 6 500 të plagosur, shumë prej të cilëve invalidë të përjetshëm, 330 000 njerëzve iu desh të braktisnin përkohësisht shtëpitë e tyre.



