
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ka 3 tre arsye se pse shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është kaq i ulët: kapacitetet prodhuese të dy vendeve, mungesa e politikave nxitëse dhe barrierat direkte dhe indirekte. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Buxhuku tha se marrëveshje e prezantuara me pompozitet nga dy vendet nuk zbatohen ose zbatohen, por me probleme.
Sipas Buxhukut, grupe oligarkësh janë të interesuara të ruajnë ‘baçet’ e veta dhe kanë frikë nga flukset e shkëmbimeve.
Shpjegimi i parë është që kapacitetet prodhuese të dy vendeve janë të kufizuara momentalisht. E dyta është fati që ne nuk shohim asnjë politikë nxitëse reale për të shtuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Ne vendosim barriera direkte dhe indirekte për të penguar këto shkëmbime tregtare. Është dhe fakti që si në Shqipëri dhe Kosovë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, sidomos të industrive janë vendosur grupe oligarkësh, monopolesh që janë të interesuara për të ruajtur 'baçet' e tyre dhe kanë frikë flukset e shkëmbimit me cilido vend. Në vazhdimësi këto grupe e kanë vështirësuar në vite rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Kur Kosova u çlirua marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë kanë qenë më të larta. U ndërtua dhe rruga e Kombit që është mushkri e fuqishme dhe vendosja e autostradës që duhet të kishte rritur bashkëpunim ekonomik u shoqërua me masa penguese nga dy vendet që e kanë kufizuar.
Kanë rezultuar që firmosën për të bërë show. Pjesa më e madhe e marrëveshjeve ose nuk zbatohet ose zbatohet me probleme. Marrëdhëniet tregtare nuk i kemi në atë stad që duhet t’i kishim qoftë në nivelin tregtar.
Për ata që kanë interes dhe kërkojnë tregje të reja vendosen barriera tregtare. P.sh. tarifat tek rruga e Kombit. Barrierë tjetër, ndalimet në kufi, ryshfetet, problematikat për të ruajtur tregjet e vogla të kontrolluara duke arritur në momente të caktuara kur janë goditur me mjete joligjore marka të caktuara.
Jo vetëm që tregtia duhet të ishte lirë, por qeveritë duhet të punonin dhe të bënin investime të përbashkëta strategjike, në ndërtimin e hidrocentraleve, termocentraleve. Teoria që pengojnë ndërkombëtarët në ekonomi nuk qëndron. Ka mungesë vullneti për të punuar për një bashkëpunim real.



