U kap me kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, në pranga 53-vjeçari

U kap me kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, në pranga 53-vjeçari

Një 53-vjeçar me inicialet K.P. që posedonte kallashnikov dhe municion luftarak është arrestuar në flagrancë në fshatin Lusen të Kukësit. 

Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Arka", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy