Dy fshatra në Kurbin pa mjekë/ Mara: Shkak dëmtimi i rrugës, do punohet për rehabilitimin e saj (VIDEO)

Dy fshatra në Kurbin pa mjekë/ Mara: Shkak dëmtimi i rrugës, do punohet për rehabilitimin e saj (VIDEO)

Sabrina Mara, inxhiniere në drejtorinë e Planifikim Kontroll Zhvillim Territorit bashkia Kurbin, foli në MCN Live mbi mungesat e mjekëve në fshatrat Vinjollë dhe Gallatë.

Mara thekson se situata është krijuar nga dëmtimet që ka pësuar aksi rrugor nga reshjet e fundit të shiut. Ajo thotë se bashkia do të marrë masa për rehabilitimin e rrugës, në mënyrë që mjekët të aksesojnë qendrat shëndetësore.

Po ashtu Mara bën me dije se bashkia Kurbin do përfshijë në projekt-buxhet mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e qendrave shëndetësore, sipas nevojave të komunitetit lokal. 

Bashkia Kurbin është vënë në dijeni të situatës. Për shkak të reshjeve të dendura të kohëve të fundit, ky aks rrugor ka pësuar dëmtime. Për shkak të terrenit që është i vështirë dhe i thyer, ka pësuar dëmtime. Bashkia do marrë masa të menjëhershme në mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e këtij aksi rrugor. Rruga do ketë ndërhyrje të menjëhershme në përmirësimin e infrastrukturës, për kalimin e mjekëve dhe funksionimin e qendrave shëndetësore. Bashkia Kurbin është vënë në dijeni të problematikës. Ky është një aks rrugor me reliev të thyer dhe të vështirë ka pësuar dëmtime. Bashkia në mënyrë të vazhdueshme kryen rehabilitimin e këtij aksi rrugor. Në ditët në vazhdim bashkia do marrë masat e nevojshme që mos ketë vonesa në kalimin në këtë rrugë. Edhe moti tani na favorizon për arsye se edhe reshjet tani janë stabilizuar. Bashkia Kurbin do t’u vijë në ndihmë mirëmbajtjeve të këtyre objekteve shëndetësore. Në vitet në vijim në projekt-buxhet do përfshihet mirëmbajtja dhe rehabilitimi i këtyre qendrave shëndetësore sipas kërkesave dhe nevojave. Objektet shëndetësore janë objekte që sipas kërkesave që parashtrojnë mjekët dhe komuniteti aty do t’u nënshtrohen punimeve të mirëmbajtjes dhe rehabilitimit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy