Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Masa të ashpra për shumë vepra penale

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Masa të ashpra për shumë vepra penale

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal, ku ashpërsime të dënimeve ka për disa vepra penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejta e autorit, dhuna ndaj kafshëve (kush vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg), cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, dhuna për shkak të detyrës, etj.

Sipas ndryshimeve në kodin e ri penal, bllokuesi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. Ndërsa për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, autori rrezikon të dënohen nga 1 deri në 3 vite burgim, ndryshe nga sa parashikohej në Kodin e vjetër Penal, me gjobë deri në 2 vite heqje lirie. E ndërsa kur kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie. 

Ndryshim në Kod është bërë edhe për dhunën në aktivitete sportive, ku goditja ndaj zyrtarëve sportiv dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet burgim, e ndërsa për përsëritësit e kësaj vepre dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie. Po deri në 5 vite burgim do të dënohen edhe ata persona të cilët gjatë ndeshjes hyjnë brenda në fushë, apo hedhin sende brenda saj.

Për “Armëmbajtjen pa leje”, Kodi i vjetër Penal parashikonte nga 3 deri në 7 vjet burgim, e ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi parashikon nga 7 deri në 15 vjet heqje lirie. Ashpërsim në dënim do të ketë edhe për sigurinë ushqimore në rastet kur mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy