
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë bisedës, shtoi Zelensky, u fol për luftën kundër pushtuesve rusë.
Ndër të tjera, ai deklaroi se u diskutua edhe për punën e përbashkët në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në përmbyllje, Zelensky falënderoi autoritetet shqiptare për ndihmën praktike dhe mbështetjen në këtë kohë të vështirë.
Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. =StopRusia”



