
Rastet të reja të lisë së majmunëve janë zbuluar dhe raportuar në Belgjikë, Francë, Australi dhe Gjermani.
Këto raste pasojnë infeksionet e konfirmuara në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar ku u raportua rasti i parë evropian.
Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.
Rastet e sëmundjes jashtë rajonit shpesh lidhen me udhëtimin në zonë.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet se është shumë i ulët.
Rasti i parë i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar Pacienti kishte udhëtuar në Nigeri, ku besohet se ishte infektuar me virusin përpara se të udhëtonte në Angli.



