Forumi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor/ Kryenegociatori Mazi: Lëvizje konkrete e BE-së për Ballkanin

Forumi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor/ Kryenegociatori Mazi: Lëvizje konkrete e BE-së për Ballkanin

Sot zhvilloi punimet dita e parë e Komitetit Drejtues të Forumit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, Guvernatori i Bankës të Investimeve të Këshillit të Europës, dhe Ministrat për Integrimin dhe Kryenegociatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh në një reagim se, “në takimin e komitetit drejtues të Forumit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor sot u bëra thirrje partnerëve të Ballkanit Perëndimor, donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare së bashku me KE dhe Shtetet Anëtare për një zbatim të shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve. Plani do të thotë veprim dhe nuk kemi kohë për të humbur”.

“Ne duhet të shohim zbatimin dhe ndikimin real të Planit në terren. Njerëzit dhe sektori privat në Ballkanin Perëndimor duhet të shohin që ne nuk kemi një biznes. Ambicia është që të transformojë peizazhin socio-ekonomik në 4-5 vitet e ardhshme. Investimet gjithashtu duhet të ecin paralelisht me reformat”, tha Varhelyi.

Shqipëria përfaqësohej nga Kryenegociatori për Aderimin në BE, ambasadori Zef Mazi.

Kryenegociatori Zef Mazi e cilësoi sot si një lajm shumë të mirë për Shqipërinë mbledhjen e Forumit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

“Ky ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, për popullin, qeverinë dhe gjithë vendin tonë. Kjo dëshmon veprim, lëvizje konkrete të BE për Ballkanin Perëndimor, trajtim në kohë të vendeve tona bashkë, njëlloj me vendet e BE-së”, theksoi në reagimin e tij kryenegociatori Zef Mazi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy