Organizata terroriste e ISIS-it vazhdon publikimin e videove shokuese për mbarë opinionin publik.Videoja tmerruese e grupit terrorist, ISIS, shfaq momentin kur xhihadistët hedhin një homoseksual nga një ndërtesë e lartë si ndëshkim për orientimin e tij seksual.
Përpara këtij veprimi tronditës, në video shfaqet një predikues i këtij grupi terrorist duke predikuar para një turme burrash dhe të rinjsh, të cilin ishin mbledhur përreth ndërtesës në bastionin e ISIS në Mosul të Irakut. Sipas shtypit ndërkombëtar, ekstremisti dëgjohet duke iu thënë atyre se viktima është shpallur fajtor për shkak të orientimit të tij homoseksual, që sipas ekstremistit, do të thotë se ai duhet të dënohet me vdekje në bazë të ligjit të Sheriatit.



