Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm qeverinë. Në godinën e qeverisë kanë hyrë ministrat e kabinetit qeveritar.
Mbledhja vjen në një ditë kur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet do të diskutojë për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ndërkaq në Kryesinë e Parlamentit kanë mbërritur kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetet pritet të mbahet me dyer të mbyllura.



