Deklaratat e Ramës, Podgorica: S’na intereson konflikti me Bullgarinë. Vetëm Korridori 8 vendos Shqipërinë në “pole position” (VIDEO)

Deklaratat e Ramës, Podgorica: S’na intereson konflikti me Bullgarinë. Vetëm Korridori 8 vendos Shqipërinë në “pole position” (VIDEO)

Diplomati Gëzim Podgorica deklaroi në MCN Live se Shqipërisë nuk i intereson një konflikt me Bullgarinë, duke shtuar se thirrja e domosdoshme për udhëheqësit është që të jenë të kujdesshëm në politikën gjeostrategjike.

Kryeministri ishte në të drejtën e vet të reagimit, me një ngarkesë emocionale, pas një ‘Jo’-je te përsëritur, që ka dy vite ku mandatin për ta kundërshtuar e ka marrë Bullgaria. Rama e di që nuk është çështje bullgare dhe ka një tejkalim të së drejtës në komunikim. Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar diplomatikisht me të drejtë lidhur me këtë. Ka një thirrje të domosdoshme që udhëheqësit të jenë të kujdesshëm në politikën gjeostrategjike. Pasi një gabim i vogël na prish perspektiva më afatgjata se kjo. Ne në mënyrë absolute nuk na intereson një konflikt me Bullgarinë sepse ai është artificial. Ata nuk kanë gjë me ne. Llogari mund t’i kërkohet Europës përse ne na vendos bashkë me Maqedoninë e Veriut. Ukraina nuk ka plotësuar asnjë kusht edhe i jepet një bonus politik. Vetoja bullgare le të funksiononte për Maqedoninë e Veriut. Nëse ka një vend në Ballkanin Perëndimor me frymë europeiste është Shqipëria. A ka lexuar Brukseli dhe Evropa edhe problemet tona? Sigurisht. Nëse do ishim të kujdesshëm nuk do ta digjnim ëndrrën para 10 vjetësh për kryetarin e qarkut të Fierit”.

Podgorica tha se vendi ynë duhet të lobojë që të shkëputet nga Shkupi në procesin e integrimit. Ai theksoi se Serbia është e avantazhuar në “Ballkanin e Hapur”, duke shtuar se vetëm Korridori 8 e vendos Shqipërinë në pozicion "pole position" (kryesues) në Ballkan.

Atij komunikimi duhet t’i ikim sepse me emocione të çastit nuk mund të zgjidhim çështje të rëndësishme. Duhet të lobojmë për t’u shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse nuk e dimë për sa kohë vetoja bullgare mund të funksionojë ndaj Maqedonisë së Veriut. Procesi i Berlinit është edhe para investim, Ballkani i Hapur është vetëm një procedurë. A duhet ne të sakrifikojmë aq shumë me partnerët tanë si Gjermania, për hir të Ballkanit të Hapur ku do të nënshkruhen vetëm memorandume. Rama ka treguar që duhet të flasë edhe si kryeministri i një vendi. Por nuk duhet të merremi me formën sepse ku na nxori kjo. Krijon një krisje sepse Europa ka edhe standarde ne komunikim. Ajo që ndodhi me Ukrainën dhe Moldavinë është një autokritikë e Evropës. Situata atje mund të kthehet nesër në një kërkesë të re të Putinit, ju s’do të jeni as në BE, nëse duam të vendosim me paqe. Nëse do funksionojë ashtu si mendohet Ballkani i Hapur, Serbia është e avantazhuar, është dogana e parë e Evropës që kalon në kufirin me Hungarinë. Në planin ekonomik do funksionojë në favor të Serbisë, ne jemi të penalizuar, nuk do fitojmë. Ballkani i Hapur do krijojë inflacionin e vet dhe do të jemi të detyruar të investohemi te proceset që na kanë dhënë suportin ekonomik, ose te Korridori 8 që e vendos Shqipërinë në ‘pole position’ (kryesuese) në Ballkan. Pastaj je ti që bën presion”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy