
Visar Ymeri jep dorëheqjen si kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, dhe nga të gjitha funksionet që ai mbante në këtë parti.
Në një deklaratë për median Ymeri lajmëroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti duke theksuar se ky është një nga vendimet më të vështira në jetën time.
"Nga dita e sotme kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese në lëvizjen Vetëvendosje, nga pozita e kryetarit, e anëtarit të kryesisë. Më duhet të them që është një ndër vendimet më të vështira që ka kam marrë ndonjëherë, dhe se kjo është një ndër ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time", Ymeri.
Vendimi i Visar Ymerit vjen në kohën kur brenda Vetëvendosjes ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë, dhe kandidatura e vetme është ajo e Albin Kurtit.
Ymeri tha edhe se ky vit i fundit ka filluar t’i rrënoj themelet e partisë dhe siç thotë ai "metoda është e padrejtë dhe e panevojshme sepse Vetëvendosje posedon organet e mbrojtjes".
"Lëvizja kur është e bashkuar nuk është e fort e kur nuk është e fortë ajo humb jo vetëm ne por tërë Kosova". Ai bëri të ditur se një nga arsyet e dorëheqjes së tij është mospërfillja që iu bë atij si kryetar i Lëvizjes.
Ymeri është rreshtuar në atë që u quajt "klani" i Dardan Molliqajt brenda Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtojnë kthimin e Kurtit në krye të partisë.



