Presidenca do të mbaj nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me Covid-19.
Risia e kësaj mbledhje të këshillit do të jetë pjesëmarrja edhe e kreut të opozitë, Lulzim Basha, me qëllim përçimin e mesazhit të unitetit.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Për shkak të masave të sigurisë, gjatë këtij takimi, anëtarët permanet në këtij këshilli, presidenti, kryeministri, shefi SHISH, ministria e mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë do të ulen duke respektuar distancën një metër larg.
Përmes kësaj mbledhje presidenti Meta synon të gjej dakortësinë e palëve dhe unifikuar qëndrimet dhe veprimet në përballjen me efektivitet të situatës me Covid-19.



