Bejko: Falë Berishës Rama ka siguruar dhe mandatin e katërt, partitë e vogla duhet të dalin me një koalicion

Bejko: Falë Berishës Rama ka siguruar dhe mandatin e katërt, partitë e vogla duhet të dalin me një koalicion

Politologu Roland Bejko në studion e lajmeve në MCN TV duke folur për zgjedhjet e ardhshme u shpreh se falë Berishës, Rama ka siguruar tashmë dhe mandatin e katërt.

Ai tha se vota e diasporës është e pakontrolluar dhe se shqiptarët mes Berishës dhe Ramës do zgjidhnin këtë të fundit.

Sipas tij dhe partitë e reja apo të vogla nëse nuk dalin me një koalicion nuk kanë për të siguruar dot asnjë mandat.

Drupal Ad

Zgjedhjet e ardhshme mund të jenë më shumë një garë brenda opozitës sesa një betejë me qeverinë sepse Rama tashmë e ka siguruar mandatin e katërt falë Berishës. Rama investoi që Berisha të arrinte deri këtu që të ishte ai alternativa e Ramës. Ai e ka më të lehtë të marrë pushtetin me Berishën përballë.

Sa i përket pjesës së opozitës që do shkojë në zgjedhje pa Berishës, nëse do futen të ndarë shanset do jenë pothuajse zero, tek tuk ndonjë mund të dalë aksidentalisht ose me porosi të Ramës dhe Berishës. Duke bërë dhe kodin zgjedhor për lista të mbyllura dhe vota e diasporës pa asnjë kontroll në këto kushte partitë e reja do dalin të vogla.

Sipas një llogarie nëse në një qark kemi 20 mijë vota që nuk shkojnë as për Ramën dhe as për Berishën këto do ndahen te partitë e reja që mund të marrin nga 5 mijë vota pra nuk sigurojnë asnjë mandat. Nëse dalin me një sigël ka shanse për të marrë mandat, por mesa kam parë ata s’kanë gjetur akoma me gjuhën e përbashkët.

Mendoj se në politikën shqiptare nuk është çudi që ndonjëri nga këta të vegjlit mund të ketë dalë me porosi të këtyre të mëdhenjve dhe kush mendon se mund të fitojë vetë shembulli më i mirë ishte zoti Kreshnik Spahiu, që në atë kohë ai kishte më shumë mundësi se sa ata kanë tani. Nëse bëhen bashkë mund të marrin diçka.

Sa i përket të rinjve të PD, Bejko tha se kjo parti nuk ka atë rinj që ta drejtojnë përsa kohë që në krye të saj qëndron vetë Berisha.

Deri tani nuk kemi parë prurje të reja, të rinj në salla ka plot dhe do ketë por prurje të reja s’kemi parë deri tani, i pari që duhet të iki është Berisha sepse po merr katër dekada sa Enver Hoxha dhe fakti që Berisha është vetë aty dhe 1 mijë të rinj të vijnë nuk i duhen asaj partie sepse është vetë Berisha.

S’ka asnjë vlerë te shqiptarët për aq kohë sa Berisha është në krye të PD, dhe mes Ramës dhe Berishës shqiptarët zgjedhin Ramën. Baza e PD nuk është e bashkuar. Nga Berisha jam larguar për berishizmin sepse çfarë thotë në darkë se thotë në mëngjes.

I pyetur për mesazhet që përcolli zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kasanov teksa komentoi punën e SPAK, Bejko tha se ai ju drejtua tipikisht drejtuesve të PD përveç Berishës.

SHBA e duan rrotacionin por atë e ka bllokuar Sali Berisha sepse amerikanët dhe Evropa s’mund të ulen në tavolinë me një njeri të shpallur non grata të mbështetur në tre akuza të rënda.

Të minosh demokracinë e vendit dhe të pretendosh se do vish në pushtet për të bërë gjithçka për demokracinë nuk ka vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy