
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në Kosovë me qëllim avancimin drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciproke për të shmangur tensionet e reja në terren.
Lidhur me këtë çështje, përmes një komunikimi me edicioni e lajmeve në MCN tv, analisti Shqiprim Pula, thotë se në kuadër të moszbatimit të këtyre marrëveshjeve, Serbia duket që po i frikëson zyrtarët e BE, duke shtyrë edhe afatet sipas lojës së tyre.
Është e çuditshme se sikur Serbia i frikëson zyrtarët e Unionit Evropian dhe më pas ka krijuar një lojë sipas tekeve të saja, dhe ka zhvendosur topin në fushën e saj, duke kërkuar kompromise të radhës, për të mos thënë edhe shtyrje të afateve.
Në këtë rast, Brukseli zyrtar ka treguar një tolerancë të jashtëzakonshme karshi Beogradit zyrtar dhe si rrjedhojë ne sot e kemi këtë situatë.
Të dërguarit për dialogun, Lajcak dhe Escobar, po tregojnë një gatishmëri të shprehur me vet faktin se fizikisht kanë ardhur në Prishtinë për të përafruar qëndrimet e palëve por ja që deri më tani përfaqësuesit në dialog nga pala e Kosovës, në këtë rast kryeministri, deri më sot ka treguar një konsistencë politike sa i takon zbatueshmërisë së atyre dy vendimeve dhe në këtë rast duhet kuptuar njëherë e mirë se reciprociteti është parim që ndërkombtarisht njihet dhe me këtë rast, po insistohet nga pala e Kosovës që të bëhet shtrirja e autoritetit shtetëror në veriun e vendit dhe asgjë më tepër, sepse veriu i vendit përbën diku 17% të territorit, dhe kjo kërkohet për të shmang çfarëdo situate të përjetuara në të kaluarën.
Sipas Pulën, Brukseli ka mjaftueshëm mekanizma për ta detyruar Serbinë për zbatueshmeri reciproke.
Në këtë kontest, Pula thotë se “fatkeqësia” qëndron në faktin se Lajçak dhe Borell vijnë nga dy vende që nuk e njohin Kosovën, por që në këtë rast, Brukseli zyrtar duhet të tregoj paanshmëri në zgjidhjen e kësaj çështje.
Tani kur kjo qeveri aktualë mëton ta bëj zbatimin e vendimeve, has në rezistencë nga Beogradi, atëherë shtrohet pyetja si ka mundësi që të lejohet Beogradi që të mbajë në kontinuitet veprime të njëanshme dhe të mos pranojë zbatueshmërinë reciproke?
Në këtë drejtim Brukseli zyrat ka mjaftueshëm mekanizma për ta paralajmëruar edhe për masa ndëshkimore Beogradit, nërastese bën thirrje për mosbindje civile në veriun e vendit.
Në këtë kuptim Brukseli zyrtar do duhej ta luante rolin e vet të paanshëm plotësisht por fatkeqësia qëndron se neve kemi edhe z.Borell edhe z.Lajcak, të cilët vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe paoshtu kanë pasur edhe kundërshti edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kombëtare të Drejtësisë, në kohën kur ata mbanin pozita të tjera.



