Tajvani zbuloi një rekord prej 153 avionësh ushtarakë kinezë rreth ishullit, në përfundim të ditës “Shpata e Përbashkët 2024/B”, stërvitjet me të cilat të hënën Pekini donte t’i dërgonte një paralajmërim të ashpër udhëheqjes së Taipeit për “aktet separatiste të forcave të pavarësisë”.
Avionët u pikasën brenda 24 orëve deri në orën 06.00 të mëngjesit me orën lokale, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shënuar numrin më të lartë të avionëve për një ditë të vetme.
Pekini ka vendosur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe njësi të rojes bregdetare për të rrethuar Tajvanin rebel.
Qeveria e Tajvanit hedh poshtë pretendimet për sovranitet të Pekinit, sipas të cilave ishulli është një pjesë e patjetërsueshme dhe “e shenjtë” e territorit të tij, e destinuar për ribashkim qoftë edhe me forcë, duke deklaruar se vetëm popullsia e ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.



