Eda Grimci, kryetare e PD, Dega 9, tha në studion e MCN Informacion se protesta e thirrur sot nga opozita do të mbledhë vetëm qytetarët e Tiranës dhe ka për qëllim të përcjellë mesazhin se e keqja e shqiptarëve qëndron në Kryeministri.
Partia që bllokoi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit për vite me radhë ka gënjyer shqiptarët për 13 vite. Misioni i PD dhe opozitës është të protestojë kundër qeverisë. Ne kemi mision të protestojmë, të ngremë zërin. Ne shkojmë në Parlament dhe dalim në rrugë për Shqipërinë. Nga njëra anë na faturoni çdo gabim të mundshëm, pastaj kur ngrihemi na thuhet pse ngriheni. Opozita këtë mision ka: të jetë zëri i atyre që nuk kanë zë.
Pres pjesëmarrje nga Njësia 9, por pres edhe pjesëmarrje qytetare. Janë thirrur strukturat. Kjo nuk është protestë kombëtare. Është një protestë e qytetarëve të Tiranës. Unë kam kërkuar të mos mbahen fjalime. Ne duhet të japim mesazhin që e keqja është kryeministri dhe e keqja buron nga kryeministri.
Nuk ka kandidat politik që nuk është anëtar i PD. Ne nuk dalim dot me kandidatë të pavarur dhe ta promovojmë si kandidat politik. Kur nxjerrim kandidat politik, na thoni na keni lodhur.
PD është e vetmja forcë që përfaqëson qytetarët, kur nuk merr pjesë në zgjedhje, i bojkoton, tallet dhe i braktis.



