Diane Kruger thotë se u ndje si “copë mishi” gjatë provave të filmit Troja

Diane Kruger thotë se u ndje si “copë mishi” gjatë provave të filmit Troja

Për të luajtur rolin e një femre të hekurt në filmin “Swimming With Sharks”, prodhimi i fundit i “Roku Channel” i cili ka në fokus femrat, Diane Kruger e nisi duke menduar për përvojat e saj në Hollywood.

Që nga karriera e saj si modele dhe deri te hyrja në botën e filmave, Kruger është përballur me ulje dhe ngritje gjatë gjithë kohës. Duke luajtur rolin e një ekzekutive filmi që gjuante këpucë Loubotins mbi asistentët e saj dhe që ishte e gatshme të shiste dhe nënën e saj për të mbyllur një marrëveshje, Kruger thotë se thyerja e etikës profesionale në punë ka ekzistuar gjithnjë.

“Padyshim që dhe unë kam rastisur Weinstein-ët e kësaj bote në rrugëtimin tim.” tha Kruger gjatë një bisede në Studion Variety SXSW.

"Më kujtohet kur shkova në audicione për filmin "Troja"," tha ajo për filmin me të cilin ajo debutoi në tregun amerikan, “më duhet të shkoja në studio me kostum. Ndihesha si një copë mishi, që shihej nga koka te këmbët dhe më pyesnin ‘Pse mendon se duhet të luash këtë rol?”

Kruger nuk tregoi se kush ishte producenti i Warner Bros që e bëri të ndihej e tillë. Sipas burimeve të Variety nuk është e zakonshme që një yll të shkojë e veshur me kostum në një intervistë me producentët.

“Jam vënë në situata shumë të pakëndshme. Kur nisa këtë rrugëtim mendova, ok kështu qenka bota e Hollywood. Megjithëse unë vij nga modelingu dhe atje ka situata të tilla, për mua kjo ishte ndryshe.”, tha ajo.

Diane Kruger on Troy audition: "I felt like a piece of meat" - Opentapes

Kujtojmë se filmi “Swimming With Sharks” do të debutojë në kinemanë amerikane më 15 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy