Policia federale gjermane ka evakuuar dhe mbyllur një stacion treni në qytetin Rastatt në jugperëndim të vendit, pas një kërcënimi për bombë që mori sot në mëngjes. Lajmin e konfimroi policia lokale përmes zëdhënësit të saj.
Kërcënimi është marrë rreth orës 09:15 dhe operacionet e policisë vijojnë ende, bëri të ditur policia.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e skuadrës antieksploziv, të cilët vijojnë kërkimet me qen.
“Deri tani nuk ka asgjë të dyshimtë”, është shprehur zëdhënësi në një deklaratë të minutave të fundit.



