Haradinaj i shkruan Kurtit: Mos e hiq taksën Albin! (VIDEO)

Haradinaj i shkruan Kurtit: Mos e hiq taksën Albin! (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkon Albin Kurtit të mos heqë taksën 100% mbi mallrat serbe. Një ditë pasi kryeministri i ri paralajmëroi zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë, Haradinaj, i cili e vuri këtë taksë në fund të vitit 2018, i kërkon atij ta rikonsiderojë këtë qëndrim.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t'i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.”

Haradinaj thotë se çështja e taksës shkon përtej mospajtimit të palëve politike në vend.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota”, shkruan Haradinaj.

Taksa 100% mbi mallrat serbe dhe ato të Bonjse-Hercegovinës ka qenë një nga çështjet më të debatuara përgjatë vitit të fundit. Ramush Haradinaj e ka kushtëzuar gjithmonë heqjen e saj me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ndërsa kjo e fundit e ka vendosur heqjen e saj si kusht për uljen në tryezën e dialogut Prishtinë-Beograd. Haradinaj nuk është tërhequr nga vendimi, pavarësisht thirrjeve të shpeshta të faktorëve ndërkombëtarë. Ndërsa Albin Kurti, pas fitores së zgjedhjeve pati paralajmëruar se taksa do të zëvendesohet me parimin e reiprocitetit të plotë. Në ditën e parë të Kurtit si kryeministër, heqja me urgjencë e taksës iu kërkua atij nga i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy