
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se deputetët e opozitës duhet të përfshihen në diskutimet për amnistinë penale, duke propozuar pika shtesë apo duke shprehur mosdakordësi për arsye të caktuara.
Duke vijuar më tej, Bregu tha se duhet pasur kujdes kur të diskutohet ligji se mund të shtohen pika, nëpërmjet të cilave mund të përfitojnë edhe personazhe të botës së krimit.
Sipas Bregut, në draft deputetët duhet të përfshijnë dhe trafikun e kanabisit, pasi 70% e të arrestuarve për këtë vepër penale janë të varfër.
Kam përshtypjen dhe më shumë se duhet të përllogarisim dhe ata që janë të paraburgosur dhe në hetim gjatë kësaj kohe. Mendoj se numri është dyfish më i lartë se në hetim ka një numër shumë të madh personash që përfitojnë nga kjo amnisti.
Duhet të ketë patjetër një pjesëmarrje të opozitës në diskutime se do të ishte shumë e frytshme që të ketë një balancë dhe një diskutim politik, nëse duhet të ketë një shtesë në këtë draft apo nuk shprehin dakordësi për një arsye të caktuar.
Duhet t’i shohim me vëmendje kur të fillojë diskutimi në komision se në mes këtij drafti paraprak mund të shtohet ndonjë pikë që mund të përfitojë dikush që është në fundin e dënimit të tij se gjithmonë pas drafteve të tilla fshihet ndonjë emër, pavarësisht se krimet e renda janë jashtë kësaj amnistie.
Të mos harrojnë që personazhe të botës së krimit mund të kenë dhe akuza që përfshihen në këtë amnisti. Mund të kemi persona që janë vërtete personazhe të krimit që mund të kenë akuza të vogla si kanosje, kundërshtim i forcave të rendit, armëmbajtje pa leje. Mund të përfitojnë, nuk është apriori që vërtetë përfitojnë ata me krime të vogla.
Pika më e debatueshme dhe deputetët duhet ta fusin dhe duhet lejojnë është trafiku i drogës, por që lidhet me kanabisin. Në dijeninë time, kam bërë dhe një emision për 'të varfrit' që kultivojnë kanabis. 70% e tyre janë fermerë të varfër, hallexhinj. Ata duhet të jenë. Edhe para se të dilte draft, një nga qëndrimet e mia ishte të mos amnistohet veprat penale që kanë të bëjnë me moralin dhe dinjitetin.



