Rreth 500 persona kanë vdekur që nga fillimi i sulmit izraelit më 13 qershor në Iran.
Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror iranian, i cituar nga BBC, duke cituar një raport nga Ministria e Shëndetësisë dhe duke shtuar se më shumë se 3,000 persona janë plagosur.
IDF tha sot se Forcat Ajrore kanë kryer sulmin e tyre më të madh deri më tani në kryeqytetin iranian në mes të ditës, duke hedhur më shumë se 100 bomba në qytet brenda dy orësh.
Një universitet i Teheranit u godit sot në valën e fundit të sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit.
Një tjetër sulm ajror izraelit goditi burgun famëkeq Evin të Teheranit. Lajmi u raportua nga Iran International, duke thënë se sulmi kishte në shënjestër portën hyrëse të burgut, me sa duket për t'u lejuar të burgosurve të arratiseshin.



