Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Elisabeta Katiaj, ecurinë e investimeve të huaja në Shqipëri e ndan me dy faktorë, elementin kohë që sjellë investimin në vend dhe elementin strategjik, për të cilin nënvizon se ka kaluar faza e investimit në biznesin fason.
Teksa gjatë vitit 2021 janë larguar 44 sipërmarrje industriale, Katiaj thotë se sot jemi në një fazë që biznesi, fuqia punëtore dhe tregu janë kualifikuar.
Për MCN Economy, ajo deklaroi se koha solli nevojën për investime strategjike, që i përkasin sipërmarrjeve shumë të mëdha që kanë një shpërndarje sot.
Strategjia ndoshta e pa publikuar, por në heshtje decentealizimi i investimeve të huaja po ndodh, ka patur rritje me 10%. Kjo shifër tregon edhe iniciativën politike, edhe të tregut, edhe elementin kohë.
Rritja e investimeve përputhet edhe vendet që kanë ndryshuar shtetësinë e vendeve që kanë investimet më të mëdha në Shqipëri, ku dy të parat janë Zvicra dhe Holanda. Italia ka kaluar në vendin e katërt.
Sektori interesit është ai i industrisë nxjerrëse që lidhet me ‘Shell’, dhe pasuritë e paluajtshme që lidhet me sektorin e hotelerisë, aeroportet etj. Është për t’u vlerësuar pjesa e shtetit, Holanda është vend strategjik i investimeve të huaja.
Duket qartë që po ndodh një shpërndarje e investimeve strategjike, përmend projektin strategjik me Spitallën dhe Porto Romanon, ku shihet strategji e zhvillimit të gjithë zonës.
Porta e aksesit për Ballkanin, do të jetë një studim që do të sjellë investitorë të tjerë dhe investime që lidhen me sektorin teknologjik që ofron punësim të një shtrese të mesme dhe të lartë, por dhe të inteligjencës dhe të pagave të larta. Duke u larguar nga pagat e punësimit masiv, ku Shqipëria nuk është më konkurrente.
Katiaj bëri të ditur se ka marrë kërkesa për hapjen e katër fabrikave në Shqipëri që kërkojnë mbi 200 punonjës, por shtoi se nuk mund të krijojë garanci, për shkak të lëvizjes së punëtorëve.
Sipas saj, ka kërkesë për rritje pagash dhe se ato janë rritur dhe brenda një 5 vjeçari Shqipëria nuk do jetë më konkurrente për arsye të kostos së lirë të punës.
Kemi kaluar në një stad tjetër në nevojë dhe mundësi, për investime dhe strategji, që janë portet, aeroportet, hekurudha. E solli koha, tregu apo politika, janë të trija së bashku.
Ka ardhur koha që Shqipëria do të jetë urë lidhëse për Ballkanin, është mundësi për investitorët strategjik. Ka zhvillim të qëndrueshëm dhe nivelin e pagës europiane.
Shqipëria nuk është më fokus i investimeve të deri sotme, të fasonerisë. Nuk funksionon më me pagë 200 deri në 500 euro.
Është edhe avantazhi fiskal por mundësitë që po ofrohen sot në treg për investitorët e huaj, që nis me rritjen e investimeve të huaja me 10% dhe do të vazhdojë rritje se kemi në fokus projekte strategjike.
Shqipëria po shkëputet nga investimet masive dhe me kosto të ulët.
Sipas saj investimet strategjike, shoqërohen me mundësi të zhvillimit afatgjatë përreth, duke përmendur portin tregtar të Porto Romanos, aeroportin e Kukësit dhe atë të Vlorës.



