Në Austri shkollat do të rihapen nga data 4 maj. Fillimisht do të hapen vetëm ato klasa që do të përballen me provimin përfundimtar. Lajmi u njoftua nga ministri i Arsimit Heinz Faßmann.
Ndërsa në mes të muajit maj do të rifillojë shkolla për fëmijë deri në 14 vjeç. Pjesa tjetër e mbetur do të rifillojnë mësimin nga data 29 maj.
Klasat duhet të ndahen në grupe me 12 fëmijë në mënyrë që të ruhet distanca.



