Fushatat e dezinformimit, Çela: Nuk jemi në situatë alarmante, Shqipëria nuk është target e fuqive të mëdha (VIDEO)

Fushatat e dezinformimit, Çela: Nuk jemi në situatë alarmante, Shqipëria nuk është target e fuqive të mëdha (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë në një seancë dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar për dezinformimin, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu tha se Shqipëria rrezikohet nga fushatat dezinformuese dhe keqdashëse nga vende si Rusia dhe Irani.

Lidhur me këtë në MCN Informacion Erlis Çela drejtor i departamentit të gazetarisë, universiteti Beder u shpreh se Shqipëria është e rrezikuar nga dezinformimi ashtu si çdo vend tjetër, por që aktualisht nuk jemi në një situatë alarmi për deformimin e opinionit publik. Sipas tij zgjedhjet nuk rrezikohen nga fushata specifike të dezinformimit dhe se Shqipëria nuk është target i fuqive të mëdha në këto fushata.

Nuk di të them nëse ka fushatë specifike deziformimi, por sigurisht që ka rrezik për këtë, por rreziku për lajmet e rreme, nga flukset informatike të cilat synojnë të manipulojnë opinionin tani është bërë dhe më i thjeshtë për shkak të zhvillimeve teknologjike.

Kështu që nga kjo pikëpamje s’kemi pse ne të bëjmë përjashtime nga vendet e tjera ku flitet për dezinformim dhe teori konspiracioni. Nga kjo pikëpamje ka shumë të për diskutuar dhe Shqipëria është një nga ato vendet si të gjithë që është e rriskuar nga dezinformomi. Sa i përket fushatave kjo ka të bëjë me marrëdhëniet politike, ndërkombëtare, ka kontekste të ndryshme, kriza të ndryshme, lufta Ukrainë apo Gaza janë flukse që informojnë.

Më tej ai shtoi se sa herë që flitet për dezinfomimin nga zyrtarë qeveritarë ka diçka që nuk shkon sepse çështja e lajmit të rremë nuk është politike aq më tepër që i përket qeverisë, dhe nga kjo pikëpamje ne jemi shumë të hapur ndaj rrezikut. Sipas tij ne jemi përballë situatës ku politikanët sa herë që ka komisione duhet të shtrojnë terrenin për diçka dhe jam i shqetësuar që ministria e ngre këtë fakt në komision.

Ne nuk jemi në një situatë alarmante sa i përket fushatave, problemi ynë është kontrolli i mediave dhe ky është problemi më i madh. Ne vërtete mund të flasim për dezinfomimin por duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të shërbejë për të kufizuar lirinë e fjalës, Shqipëria për momentin nuk rrezikohet nga fushata e dezinformimit

Mund të ketë fuqi të caktuar që duan të manipulojë opinionin, dhe në Shqipëri mundet të ketë shtete apo grupime që kanë interes për të ndikuar, por zgjedhjet nuk rrezikohen nga ndonjë fushatë specifike dezinformimi. Unë jam i shqetësuar që opinioni publik të informohet pa u ndikuar nga mediat.

Në hapësirën informative shqipfolëse ka përmbajtje të rremë por duhet të kuptojmë se nga na vjen rreziku më shumë. Po Shqipëria dhe shqiptarët përdoruesit e rrjeteve sociale janë të rrezikuar nga përmbajtja e rremë, por Shqipëria nuk është target kryesor i fushatave dezinformuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy