Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje edhe njëherë fermerëve të pajisen me NIPT. Nga Berati ku vizitoi një pikë grumbullimi të produkteve bujqësore Rama tha se fermerët e pajisur me NIPT do të përfitojnë më shumë.
Kryeministri tha më tej se qeveria ka hapur një cikël të ri për bujqësinë ku shumë fermerë janë mbështetur financiarisht.



