Shefi i Gardës Revolucionare në Iran: Ndihem i turpëruar, do të doja të isha djegur unë në atë avion

Shefi i Gardës Revolucionare në Iran: Ndihem i turpëruar, do të doja të isha djegur unë në atë avion

Komandanti i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare në Iran, Gjeneral Major Hossein Salami, shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjarët e viktimave që humbën jetën pas rrëzimit në avionit në vendin e tij, disa ditë më parë. Në një seancë parlamentare të mbajtur në Iran të dielën, Slamai tha se kurrë nuk ishte ndier më i turpëruar në jetën e tij sesa pas tragjedisë së javës së kaluar. Ai tha se trupa që ai drejton nuk kishte qëllim tjetër veçse "të bëjë të pamundurën për sigurinë, mirëqenien dhe paqen e popullit iranian.

“Betohem për jetën e fëmijëve të mi. Do të doja të kisha qenë unë në atë avion dhe të digjesha bashkë me ata që humbën jetën në incidentin tragjik”, ka thënë ai.

Fluturimi 752 i Ukraine International Airlines u identifikua gabimisht si një raketë hyrëse, sipas ushtrisë së Iranit, e cila ishte në gatishmëri të lartë në kohën e incidentit, pas një sulmi ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak. Sipas IRGC, ushtria nuk u përpoq ta fshihte incidentin dhe menjëherë i njoftoi autoritetet, por këto informacione nuk u zbuluan menjëherë publikisht, në pritje të një hetimi të brendshëm, pasi duhej të ndiqej procedura e duhur.

Mes 176 personave që humbën jetën në tragjedi, 147 ishin iranianë - përfshirë dhjetëra studentë me nënshtetësi të dyfishtë kanadeze. Disa nga ceremonitë e mbajtura për viktimat në të gjithë Iranin u shndërruan në mitingje antiqeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy