Zgjedhjet vendore, regjistrohen 6 kandidatë të pavarur, mes tyre ish-deputeti demokrat

Zgjedhjet vendore, regjistrohen 6 kandidatë të pavarur, mes tyre ish-deputeti demokrat

Gjashtë kandidatë të pavarur janë regjistruar në KZAZ për të garuar në zgjedhjet vendore.

Tre ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin në KQZ të forcave politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, 6 kandidatë të pavarur kanë paraqitur kërkesën e tyre pranë KZAZ-ve përkatëse nëpër bashki.   

Kështu:

 KZAZ 15, Bashkia Kurbin, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Nikoll Lleshi

KZAZ 17,  Bashkia Klos, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Bedri Hoxha

KZAZ 64, Bashkia Berat, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Plarent Aleksi

KZAZ 70 Bashkia Devoll, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Fezi Shaholli

KZAZ 86, Bashkia Himarë, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Dhionisios Beleri

KZAZ 88, Bashkia Sarandë, ka regjistruar Komitet Nismëtar për paraqitjen e kandidatit Ilir Nikolla

Disa prej kandidatëve në fjalë vijnë nga angazhimi politik në radhët e PD-së. Mes tyre është edhe ish-deputeti demokrat, Bedri Hoxha, i cili kandidon për Bashkinë e Klosit. Gjithashtu, Hoxha e ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Klosit nga tetori i vitit 2003 deri në qershor 2009.

Edhe kandidati i Sarandës, Ilir Nikolla, vjen nga e djatha. Ai ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të PD-së së Sarandës deri para disa kohësh.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy