Në Theth është prishur edhe ndërtesa e fundit pa leje. Në mbështetje pronarëve dhe banorëve të zonës, një grup qytetarësh nga Mirëdita kanë shkuar në Theth. Sipas tyre, ajo që po ndodh është e padrejte, prandaj dhe kanë vendosur të protestojnë bashkë me banorët e zonës.



