Meloni viziton Athinën, diskuton paktin e stabilitetit dhe migrimin

Meloni viziton Athinën, diskuton paktin e stabilitetit dhe migrimin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë të enjten një vizitë pune në Athinë.

Meloni do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për një darkë pune dhe sipas zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, do të diskutohen çështje dypalëshe dhe rajonale dhe çështje të agjendës evropiane. Darka është caktuar në orën 19:00

Burime italiane theksuan për faqen e lajmeve "Naftemporiki" se Meloni synon të bëjë thirrje për formimin e një fronti me Greqinë dhe vendet e tjera të jugut evropian për moskthimin e rregullave strikte të Paktit të Stabilitetit.

Një rikthim i mundshëm i rregullave të vjetra të Paktit të Stabilitetit do të ishte një perspektivë shumë negative që do të rrezikonte seriozisht zhvillimin e vendeve të Jugut është mesazhi i qartë që qeveria italiane i ka dërguar tashmë Brukselit”, thanë të njëjtat burime.

Pakti parashikon që vendet duhet të ulin borxhin e tyre publik me 1/20, në mënyrë që të mos arrijë në 60% të PBB-së dhe të mbajë deficitin publik nën 3% të PBB-së.

Nëse kjo nuk bëhet, do të zbatohen sanksione.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy