Pastoria Auer: Shumë sëmundje janë pjesë e mallkimeve, magjitë kanë dalë sheshit

Pastoria Auer: Shumë sëmundje janë pjesë e mallkimeve, magjitë kanë dalë sheshit

Pastoria pogradecare Alketa Auer në një rrëfim të saj nga Gjermania për emisionin “Zgjohu me MCN” tha se shumë sëmundje që kapin trupin e njeriut, shumë aksidente dhe vdekje të parakohshme janë pjesë e mallkimeve.

Ajo tha se mallkimet mund të vijnë nga të gjithë në këtë botë që i shërbejnë Satanit dhe ka një zemërligësi.

Drupal Ad

Është për të ardhur keq që magjitë kanë dalë sheshit, vepra e të ligut ka dalë sheshit. Magjitë janë mallkime kombinuar me objekte që bien në kontakt me trupin. Mallkimi është vetëm me fjalë.

Për të kuptuar që është magji janë ëndrra, janë njerëz që kanë njolla në trupin e tyre edhe nëse nga shëndeti është mirë.

Magjitë shkojnë deri aty sa nëse nuk iu mbyllet rruga në botën shpirtërore. Herët a vonë magjitë do të shfaqen në sëmundje në trup, në shterpësi etj.

Djalli fshihet edhe në shishet e pijeve me gaz. Mallkimi është futur edhe në pijet me gaz. Çdo simbol ka një kuptim. Çdo gjë simbolizon diçka dhe ka fuqinë e vetë.

Zoti thotë në fjalën e tij falënderoni para se t’i merrni.

Mos të harrojmë që bota shpirtërore është reale dhe e gjallë, çdo gjë që në e hamë dhe fusim në trupin tonë është bekim apo mallkim, ne këtë ua japim fëmijëve dhe kjo shenjë simbolizon vdekjen.

Ushqimet janë të mallkuara, kujdes çfarë hani. Çdo gjë që ne blejmë në supermarket, marrim në shtëpitë tona, kanë kaluar në së paku dhjetë duar.

Ti punon te dikush, mendon nëse ka prerë gishtin, nëse pronari nuk i ka dhënë lekët. Mendoni se çfarë mallkimesh dalin nga zemra e tij mbi atë sallatë.

Automatikisht çdo gjë përcillet tek ai që e konsumon. Edhe magjitë kështu funksionojmë.

Janë dy mbretëri në këtë tokë, mbretëria e Zotit dhe Satanit, janë forca që janë në aktivitet, janë shpirtra që kërkojnë të marrin gjithmonë trup.

Nëse para se të flesh apo ke disa momente qetësues dhe thua çdo gjë që kam ngrënë dhe nuk të ka nderuar ty unë i skualifikoj dhe nuk i lejoj të marrin trup.

Se Zoti është aq i gjithëpushtetshëm dhe thotë se u lëvdua emri im dhe çdo gjë që ka filluar duhet të ndalojë.

Djali i një shoqes time ishte i ftuar në një ditëlindje, klasa ishte 35 njerëz. Të gjithë filluan dhe po hanin, djali uli kokën dhe tha Zot të falënderoj për këtë ushqim që po ha.

Filluan ta tallnin, të nesërmen kur shkoi në shkollë asnjë nga shokët nuk ishin, kishin pësuar helmim ushqimi.

Kështu që duhet të falenderojmë Zotin për çdo gjë që hamë. Kemi kaq shumë çlirime, se Zoti është vërtetë i gjallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy