Sipas besimeve të lashta kineze, pothuajse nuk është mirë nëse pasqyra mbahet ne dhomën e gjumit në drejtim të krevatit.
Pasqyra e vendosur në këtë pozicion mund të jetë shkaktare për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, thonë ekspertët e Feng Shui-së.
Çështja është që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – paqja dhe qetësia.
Sipas Feng Shui-së, kur është fjala për martesën apo lidhjen, pasqyra e kthyer në drejtim të krevatit fton palën e tretë në marrëdhënien tuaj dhe nxit tradhtinë.
Nëse e keni kthyer pasqyrën në drejtim të krevatit, ajo në mënyrë negative do të përthyej energjinë që kziston midis jush dhe aty për aty do të ftojë personin e tretë që të shfaqet në marrëdhënien tuaj dashurore.
Feng- Shui na mëson se si të ruajmë energjinë tonë, dashurinë dhe mirëqenien tonë.
Ideale do të ishte nëse pasqyra te jetë e kthyer nga ana e brendshme e derës së dollapit, ashtu që të mund t’ju shërbejë, por që nuk do të ketë ndikim në krevat.
Mund të qëndrojë edhe diku tjetër në dhomë, nëse dhoma është mjaftueshëm e madhe, në mënyrë që të mos jetë e kthyer në drejtim të krevatit.



