Nga Amela Shehi
Të njohim më shumë rreth kulturës Hip Hop, dy të rinjë të talentuar francezë dhe Sid Tarifa ishin të ftuarit ditën e sotme në emisionin Sunset Blv, në Mcn Radio dhe TemA TV.
Të rinjtë francezë TR2 DHE M2Z së bashku me artistë të tjerë të kësaj rryme muzikore do të performojnë mbrëmjen e sotme tek Qendra Rinore, në fillim të rrugës së Kavajës, në Tiranë rreth orën 21:00.
“Kemi një projekt që ka dy javë që është bërë janë artista nga Franca, Portugalia, Maqedonia dhe sigurisht nga vendi jonë ku sonte na pret një super koncert” është shprehur mes të tjerash, Sid Tarifa.
Më tej të rinjtë francezë u rrëfyen përballë Enxhit rreth eksperiencës së tyre në Shqipëri, mendimin që kanë për vendin tonë dhe në çfarë niveli e shohin muzikën. Gjatë këtij emisioni nuk munguan dhe surprizat, ku dhe mund të shtohet se të dy djemtë e talentaur performuan në mënyrë mjeshtërore, live, për dëgjuesit tanë.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni materialin e mëposhtëm.



