Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nëse Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arreste për zyrtarët e lartë izraelitë për krimet e tyre të dyshuara të luftës në Gaza, të gjitha vendet anëtare të BE-së do të detyrohen ligjërisht ta zbatojnë.
Të hënën, kryeprokurori i GJPN-së, Karim Khan, lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe udhëheqësit e Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh, duke i akuzuar ata për “krime lufte dhe krime. kundër njerëzimit.”
“Mandati i GJNP-së, si një institucion ndërkombëtar i pavarur, është të ndjekë penalisht krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar”, shkroi Borrell në platformën "X", duke këmbëngulur se “Të gjitha shtetet që kanë ratifikuar statutet e GJNP-së janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet e Gjykatës”.
Edhe pse prokurori ka kërkuar urdhra arresti, mund të duhen muaj diskutimesh përpara se një panel prej tre gjyqtarësh të vendosë nëse do t'i lëshojë ato apo jo.
Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së dhe nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, por Shteti i Palestinës iu bashkua organizatës në vitin 2015.



