Dinamo është me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi mbajnë vendin e parafundit në renditje dhe ditën e djeshme, humbi me rivalin direkt, Egnatian. Kjo situatë, ka lënë të zhgënjyer presidentin Ardian Bardhi, i cili së fundmi ka dhënë shenja tërheqjeje.
Në një mesazh dërguar moderatorit, Gerti Çarçani në emisionin “Skaner” në MCN TV, Bardhi i ka kërkuar ndjesë tifozëve, ndërsa thotë për lojtarët se nuk janë burra.
Unë nuk kam më fjalë për këtë skuadër. Zhgënjim total. Këta nuk janë as burra. Me vjen keq për gjithçka. Ndjesë dinamovitëve, ndoshta nuk jam unë presidenti i duhur i Dinamos, por u mendova të bëja më të mirën.



