Balla pranoi takimin me Mcgonigal, Abilekaj: Dëshmon krenarinë e një njeriu që e di që drejtësia nuk ka se çfarë i bën

Balla pranoi takimin me Mcgonigal, Abilekaj: Dëshmon krenarinë e një njeriu që e di që drejtësia nuk ka se çfarë i bën

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se takimet e Ramës meCharles Mcgonigal dhe dosja e hapur ndaj ish-zyrtarit të FBI-së në SHBA tregon që kryeministri shqiptar ka njollosur vendin e tij për interesa personale.

I ndalur dhe tek deklarata e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili pranoi takimet me Mcgonigal tha se dëshmon krenarinë e një njeriu që drejtësia nuk ka se çfarë i bën.

Ja krijojmë një alibi, por kemi një dosje që na thotë ndryshe, na thotë që çdo muaj Mcgonigal takonte Ramën. Problemi i këtij njeriu nuk është se vinte këtu dhe mashtronte këta.Problemi është që ky në SHBA, me informacione nga zyra e Ramës, ka bërë kazus kundër Shqipërisë. Sepse thuhet se në Shqipëri janë dhënë para ruse për të ndikuar Putini. Dhe ky kazus ka qenë fake. Ne e dinim që ishte çështje fallco dhe habiteshim se si në SHBA kjo po hetohej. Për shkak të asaj kompanisë Biniata, që kishte infrastrukturë ruse, thoshim hajd se po hetojnë, por ishte një gjë fake. Kur Berisha e përdori kundër Bashës, e thamë se Berisha po njollos partinë e tij, për shkak të një sherri me Bashën.

Të gjithë e dinim që ishte ‘fake’ i ngritur për çështje politike. Ishte fake, e kemi thënë që Berisha po njollos partinë për çështje personale. Kryeministri paska njollosur vendin e tij për interesa personale .

Balla e ka të ndaluar të takojë drejtues policie në Shqipëri. Kjo është krenaria e një njeriu që e di që drejtësia nuk ka se çfarë i bën.

Përgjegjësia e Ramës është e qartë. Nëse prokuroi tregon që ka marrë materiale nga zyra e kryeministrit për të ushqyer kauzën e financimeve ruse për opozitën. Këtu ka përgjegjësi politike që ka nxitur kauzë për interesat e veta personale. Kjo që na mjafton që Rama të thotë e mbylla këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy