Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbërriti në Korenë e Jugut të dielën, ndalesa e parë në një udhëtim që do të përfshijë Japoninë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve me aleatët e SHBA-së përballë luftës në Ukrainë dhe rritjes së konkurrencës me Kinën.
Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, Stoltenberg takoi Ministrin e Jashtëm Park Jin dhe pritet të takohet me Presidentin Yoon Suk-yeol dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Lee Jong-Sup.
NATO është e shqetësuar për testet e raketave të Koresë së Veriut dhe programin e armëve bërthamore, ndërsa lufta në Ukrainë pati pasoja për Azinë, i tha Stoltenberg Parkut në fillim të takimit të tyre, duke përmendur dyshimin se Koreja e Veriut po ofron mbështetje ushtarake për Rusinë. Të dy zyrtarët folën për "vlera të përbashkëta" midis vendeve të NATO-s dhe Koresë së Jugut.



