Bilardo/ Dosti: Shqiptarët të aplikojnë “Agjërimin e përkohshëm” 12-18h, orari kur duhet të hamë. Të ushqyerit është kulturë
Nutricionistja Diola Dosti, në emisionin “Bilardo”, tha se të ushqyerit duhet të konceptohet si kulturë te shqiptarët.
Ajo sugjeroj metodën e “Agjërimit të përkohshëm” në fashën e orarit prej orës12:00-18:00.
“Nisur nga studimet e fundit “Intermittent fasting” ose agjërimet e përkohshme, 12-18h, është fasha e orareve kur t’i mund të hash ushqim e pastaj të mos hash fare, është regjim që kam shumë vit që e bej dhe një ditë në javë qëndroj vetëm me ujë, është ndër gjërat më të efektshme që ka efekt regjenerues”.
Studimet e fundit kanë treguar që trupi jonë, enzimat tona janë më aktive në këtë fashë orari.
“Nëse ti konsumon mjaftueshëm deri në ora 18, pastaj e gjithë është në kokë, po e s’takove mendjen në tru, e gjitha pastaj është kulturë, sepse qelizat kanë memorie dhe kur e mëson trupin vazhdimisht në formë. Fillo reduktoje pak mëngjesin, pastaj drekën, ke gjashtë orë për të ngrënë, mos u kufizo në kalori, kështu që janë mjaftueshëm”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.