Protesta, 500 forca policore në Bulevard

Protesta, 500 forca policore në Bulevard

Drejtoria Vendore te Policisë Tirane, bën me dije se datën 1 Tetor 2016, nga ora 11.00 - 14.00 Aleanca Kundër Importit të Plehrave, me shkresën e datës 27.09.2016 ka “Njoftuar për protestë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të të protestës së Aleancës kundër Importit të Plehrave . “Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit – protestë është hartuar Plani i Masave me detyra konkrete për Sektorët në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë vartëse, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal. Në total janë planizuar 494 punonjës policie”. Aleanca do të zhvillojë një protestë ne formë marshimi nga Parku Rinia, krahu i Monumentit të Pavarësisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shoqëria Civile dhe qytetarë do të dalin sot në një protestë kundër Ligjit të Mbetjeve. ‘T’u themi jo plehrave!’ është motoja e protestës që nis sot në orën 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy