Ku është Bashar al-Assad?

Ku është Bashar al-Assad?

Rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e Damaskut dhe kanë njoftuar këtë mëngjes se kanë rrëzuar qeverinë e Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet.

Megjithatë, aktualisht është e paqartë se ku ndodhet Assad.

Ka raportime se udhëheqësi i rrëzuar nga pushteti u fluturoi me avion nga Damasku. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se dy zyrtarë të lartë të ushtrisë pretendojnë se Assad fluturoi të dielën nga kryeqyteti në drejt një destinacioni tjetër, që mbetet ende i panjohur. 

Ministri i Jashtëm i Turqisë sugjeron se Assad ka të ngjarë të jetë jashtë vendit tani, por nuk ka zbuluar vendndodhjen.  

Në mënyrë të ngjashme, një diplomat i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe as nuk i ka konfirmuar dhe as i ka mohuar pretendimet që Assad ka kërkuar strehim në Abu Dhabi.

Qytetet kryesore të Sirisë tanimë janë nën kontrollin e plotë të forcave rebele. Mes qyteteteve të pushtuara janë Damasku, si dhe qytetet e tjera më të mëdha të Sirisë si Alepo, Homs, si dhe qyteti më i madh në Lindje të vendit Deir al-Zour.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se situata në Damask aktualisht paraqitet relativisht e qetë. Ndërkaq raportohet për të shtëna armësh si dhe festime nga rebelët dhe mbështetësit e tyre. Në rrugët e qytetit qarkullojnë automjetet, ndërkohë që dyqanet janë mbyllur. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy