SPAK te Bujqësori, Qiraxhi: Paratë e universiteteve të keqmenaxhuara

SPAK te Bujqësori, Qiraxhi: Paratë e universiteteve të keqmenaxhuara

Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, 24 masat e sigurisë ndaj pedagogeve dhe stafit të Universitetit Bujqësor për abuzim me tenderat, i cilëson me vend, për shkak të abuzimeve në këtë universitet por jo vetëm.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai e cilësoi si zhvillim të rëndësishëm dhe të nevojshëm, por të vonuar për sa i përket ndërhyrjes dhe skanimit për mënyrën se si universitetet menaxhojnë paratë.

Ne kemi vendosur alarmin prej gjashtë vitesh se paratë e universiteteve janë të keqmenaxhuara dhe jemi të lumtur që SPAK të hidhte sytë edhe te universiteti.

Ditën e sotme kemi kuptuar se janë lëshuar mbi 20 masa sigurie në Universitetin Bujqësor, nuk është lajm i mirë për universitetin, por është lajm i mirë për shtetin e së drejtës, për kërkesën e llogarisë dhe vendosjen e drejtësisë.

Vihet re se paratë e universiteteve nuk shpenzohen proporcionalisht me nevojat që kanë studentët.

Kemi nevoja shumë të mëdha sa i takon sigurisë së universiteteve, ndërkohë kemi laboratorë të ndërtuara në dokumente, por studentët tregojnë që nuk bëjnë laboratorë dhe se laboratorët nuk ekzistojnë fare.

E gjej shumë me vend ndërhyrjen në këtë sektor të rëndësishëm dhe të gjitha këto denoncime që ne si shoqëri civile kemi ngritur për mënyrën se si menaxhohen paratë nga universitetet të ndiqen dhe në mënyrë ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy