Ahmeti: Nuk më gëzon fitorja, shqiptarët humbën

Ahmeti: Nuk më gëzon fitorja, shqiptarët humbën

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një konferëncë për shtyp deklaroi se zgjedhjet ishin të organizuara pa ndonjë problem të theksuar. Ai tha se kjo tregon se Maqedonia dëshmoi pjekuri se mund të organizojë zgjedhje në bazë të standardeve evropiane.

Ahmeti tha se, BDI-ja gjithmonë ka kërkuar që të mos parcializohet vota shqiptare.

“U kemi kërkuar partive të vogla të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejt stabilitetit të plotë. BDI nuk ndryshon kursin e vet, por do të punojë për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. / INA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy