
Elidon Shehu, psikolog në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës tha në emisionin “Fact Check” se është një fenomen shqetësues përfshirja e të miturve në konflikt me ligjin.
Më tej, Shehu theksoi se të rinjtë problematikë nuk janë të shëndetshëm nga ana emocionale.
Duke treguar statistika, Shehu tha se është rritur numri i të miturve që janë në konflikt me ligjin.
Është një fenomen shumë shqetësues përfshirja e të miturve në konflikt me ligjin, të cilët kryejnë ose janë viktima të veprave penale. Për ne si psikolog është shumë shqetësuese për zhvillimin e tyre, shëndetin e tyre mendor dhe emocional, por edhe në të gjithë komunitetin. Kur ne shohim të rinj që janë problematik, konfliktual do të thotë që nuk janë të shëndetshëm emocionalisht. Si rrjedhojë janë problematikë për proceset ligjore. Në statistikat 3 mujore kemi 233 autorë dhe 201 viktima.
Kemi statistikë të rritur të të miturve që janë në konflikt me ligjin.



