Shpërthen Donald Lu: Balilin e mbron politika. Policia dështoi në kapjen e tij

Shpërthen Donald Lu: Balilin e mbron politika. Policia dështoi në kapjen e tij

Ambasadori amerikan, Donald Lu, e cilëson dështim të madh të policisë dhe drejtësisë mosarrestimin e Klement Balilit. Diplomati amerikan tha sot se fakti që i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit nuk është kapur do të thotë se besueshmëria për luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri është e ulët.

“Politikanë nga e djathta dhe e majta i kanë kushtuar vëmendje interesave dhe trafikantëve të drogës. Si mundet Klement Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kane qenë në ndjekje të tij. Deri të premten e kaluar zyra e prokurorit nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij. Një dështim të madh të policisë dhe të sistemit të drejtësisë. Kanë kaluar 8 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogë si të lidhur me Balilin në Greqi. Që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke. Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë dërgoi persona në Greqi, tani ata kanë 10 mijë faqe dokumentacion. Zyrës së prokurorit të Përgjithshëm … për 7 muaj kam nxitur që ta arrestojnë Balilin. Nëse Shqipëria s’mund të kapë Klement Balilin, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj? Kush do donte të punonte me Shqipërinë? Kush do besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës?”, tha Lu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy