"Vetëm vaksina nuk mund të jetë e mjaftueshme për të ndaluar pandeminë".
Ky është paralajmërimi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sipas të cilit "vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi, nuk do t'i zëvendësojë ato. E vetme, ajo nuk do të jetë në gjendje t'i japë fund pandemisë".
“Rezervat e vaksinave, - shpjegoi ai, - fillimisht do të zvogëlohen dhe përparësi u duhet dhënë punonjësve shëndetësorë, të moshuarve dhe popullatës në rrezik. Shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë sistemet shëndetësore të përballojnë situatën, por e gjithë kjo do t'i lërë virusit shumë hapësirë për të lëvizur. Kontrollet do të duhet të vazhdojnë, njerëzit do të duhet të vijojnë të testohen, izolohen dhe trajtohen, kontaktet do të duhet të gjurmohen".



