I riu Levin Alia, 15-vjeçari tepelenas është i apasionuar pas fyellit, pasion të cilin ia trashëgoi gjyshi i tij dhe që prej dy vitesh ka mësuar që ta luajë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se ka dy vite që ka filluar t’i bjerë, pasi i bie gjyshi dhe babai i tij dhe se e ka të trashëguar.
Shikoja gjyshin që i binte, erdhi një moment që nuk i binte dot më dhe fillova dalëngadalë që t’i bija.
Njerëzit bëhen kurioz pas videove se thonë mosha jote dhe për më tepër që i bie i veshur me shark. Është fyelli i gjyshit, ka 23 vite.
Familja është shumë e lumtur, edhe gjyshi kur i bie unë qan se ai gjithë kohës ka qenë çoban me bagëti.
Adoleshenti zbuloi se i bie fyellit nëpër tavolina në lokale dhe se për këtë gjë e paguajnë.
Alia tha se muzikën që luan e ka të dëgjuar nga mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj dhe se gjithçka e mëson me vesh dhe se ata që e luajnë janë moshë e madhe, mbi 30-40 vjeç.



