Coutinho dhe Dembele janë afër Barcelonës

Coutinho dhe Dembele janë afër Barcelonës

Të dy futbollistët pritet që edhe zyrtarisht të veshin fanellën blaugrana.Drejtori sportiv i Barcelonës, Pep Segura, ka konfirmuar që klubi është shumë pranë transferimit të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.

Largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain ka bërë që Barça të vihet në kërkim të këtyre dy futbollistëve, ndonëse deri më tani ka hasur në shumë vështirësi si me Liverpoolin ashtu edhe me Dortmundin që kanë në pronësi lojtarët, transmeton KosovaPress.

“Coutinho dhe Dembele, janë afër. Shpresojmë se shumë shpejt ata do ta veshin fanellën e Barçës”, ka thënë Segura.

“Derisa marrëveshjet të mbyllen unë nuk mund të them asgjë. E dimë që duhet ta përforcojmë skuadrën dhe po punojmë në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy